Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bashkia, Vokshit: Për përrallën e rradhës me leje ndërtimi, kemi gati kallëzimin penal
English

Bashkia, Vokshit: Për përrallën e rradhës me leje ndërtimi, kemi gati kallëzimin penal

Tiranë, 23 gusht, NOA – Në një lumë deklaratash dhe kundërdeklaratash mes mazhorancës dhe opozitës, mbi çështjet e ditës, aferat korruptive të deputetes Albana Vokshi dhe betonizimin e Tiranës e gjobëvëniet për lejet e ndërtimit nga kryebashkiaku Rama, ka reaguar rishtas Bashkia e Tiranës.

Në emër të Bashkisë së kryeqytetit, zëdhënësi i saj, Florion Serjani, deklaroi se “Për çdo akuzë konkrete për korrupsion qeveritarët tanë përgjigjen me nga një përrallë me leje ndërtimi”.

“Për çdo fakt që provon përfitimin e paligjshëm pushtetarët përpëliten duke tundur letra pa vlerë që i tregojnë si leje ndërtimi”, ironizoi Serjani duke iu referuar fakteve që publikojnë deputetët e PD-së kundër kryetarit të Bashkisë, Edi Rama.

“Një letër të tillë tundi me dëshpërim edhe deputetja Vokshi, e zënë mat nga provat tronditëse për abuzimet e saj me pushtetin”, tha zëdhënësi Serjani duke iu referuar akuzave të një dite më parë të deputetes demokrate, e cila ftoi në ballafaqim televiziv kryebashkiakun Edi Rama, të cilit do t’i vërtetonte, sikundër zonja Vokshi artikuloi, se është gjobëvënësi më i madh në Evropë.

Lidhur me këtë akuzë të radhës me leje ndërtimi, “Bashkia e Tiranës ka gati kallëzimin e radhës dhe fton drejtësinë të bëjë drejtësi, ndërkohë që zonjës Vokshi i shprehim keqardhjen për humbjen e plotë të toruas”, nënvizoi zëdhënësi i bashkisë, Florion Serjani.

mit/NOA
KOMENTE