Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gruevski: Nimiç s’ka paraqitur asnjë propozim për emrin
English

Gruevski: Nimiç s’ka paraqitur asnjë propozim për emrin

Shkup, 11 shtator, NOA – Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, ka deklaruar se ndërmjetësi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Metju Nimiç nuk ka dorëzuar asnjë propozim lidhur me zgjidhjen e kontestit të emrit.

Ai këtë e deklaroi duke iu përgjigjur mediave lidhur me shkrimet e shtypit grek për gjoja propozimin e ri të ndërmjetësit Nimiç për çështjen e emrit të Maqedonisë.

“Kjo nuk është e vërtetë, dhe se ndërmjetësi Nimiç] nuk ka dorëzuar asnjë propozim. Kjo është një nga spekulimet e rregullta të mediave greke, të cilat gjatë periudhës së ardhshme do të rriten edhe më shumë, pasi ë Greqi fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të nëntorit”, ka deklaruar kryeministri Gruevski.

Mediat greke ditëve të fundit kanë shpalosur disa propozime për zgjidhjen e emrit, se gjoja janë dhënë nga ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimic, ndër të cilat është dhënë propozimi Republika e Maqedonisë së Vardarit, Republika e Maqedonisë Veriore etj.

NOA-INA

KOMENTE