Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha, takim me Dhomën Shqiptaro-Amerikane të Tregtisë
English

Berisha, takim me Dhomën Shqiptaro-Amerikane të Tregtisë

Nju Jork, 22 shtator, NOA - Në ditën e tretë të vizitës së tij në Nju Jork, kryeministri Berisha zhvilloi një takim me përfaqësues të Dhomës Shqiptaro-Amerikane të Tregtisë.

Gjatë takimit, ai i njohu ata me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për krijimin e një klime lehtësuese dhe të favorshme për biznesin në Shqipëri, në tërheqjen e investimeve të huaja dhe dhënien e garancive për investitorët e huaj.

Ndër të tjera, kryeministri Berisha bëri një ekspoze të potencialeve të Shqipërisë dhe fushave në të cilat mund të investohet si në energji, turizëm, infrastrukturë etj.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Dhomës Shqiptaro-Amerikane të Tregtisë paraqitën interes të veçantë lidhur me kuadrin rregullator për investimet e huaja direkte në Shqipëri, si dhe mundësitë e investimit dhe partneritetit.

Në këtë aspekt, interes dhe vlerësim të madh nga ana e tyre pati për ndryshimet e reja në legjislacionin shqiptar, në lidhje me garantimin e investimeve të huaja në Shqipëri, si edhe për instrumentet e tjera ligjore, të cilat përmirësojnë klimën e biznesit dhe investimeve.

n.e/NOA

KOMENTE