Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ylber Hysa: UNMIK në Mitrovicë pengesë për bashkim
English

Ylber Hysa: UNMIK në Mitrovicë pengesë për bashkim

Mitrovicë, 23 shtator, NOA - Bashkërenduesi i qeverisë së Kosovës për integrimin e veriut të vendit, Ylber Hysa, e ka cilësuar administratën e OKB-së në Mitrovicën e veriut si pengesë për bashkimin e qytetit.

Ai tha për BBC-në se prania e OKB-së në atje pjesë të vendit është një institucion që punon, siç tha, kundër interesave të Kosovës por që financohet nga buxheti i vendit.

Zyra e bashkërenduesit të qeverisë së Kosovës për veriun, ka publikuar raportin e saj të parë, duke e akuzuar Administratën e UNMIK-ut në veri, për pengim të zbatimit të strategjisë për integrim të kësaj pjese dhe për financim të sturkturave paralele serbe.

Zoti Hysa e cilësoi administratën e UNMIK-ut në veri të Mitrovicës si një pengesë për zhvillim në këtë pjesë por edhe për vetë misionin e OKB-së. Ai la të kuptohet se e do largimin e këtij misioni nga veriu dhe shtrirjen e kontrollit të institucioneve të vendit në këtë pjesë, kjo bazuar në vendimet e GJND-së dhe Rezolutën e miratuar në OKB.

Z. Hysa, pse e keni cilësuar UNMIK-un si pengesë të zbatimit të strategjisë për integrim të vendit?

Unë kam thënë diçka më të rëndësishme. UNMIK-u jo që e pengon strategjinë e qeverisë së Kosovës, për integrim, aq sa e pengon bashkimin e qytetit. Dhe për më tepër ajo për çka është krijuar ose pretendon të jetë krijuar UAM (Administrata e UNMIK-ut në veri të Mitrovicës) është në kundërshtim me aktivitetin e vetë organizatës.

Kjo mund të shihet fare lehtë nga një lloj vëzhgimi që mund të bëhet nga akterë të pavarur dhe pikërisht kjo që ne e kemi vënë në spikamë është detyrë e jona të observojmë zhvillimet në veri. Kjo ka qenë një lloj përpjekje modeste për të treguar se si qëndron puna posaçërisht tani pas vendimit të GJND-së dhe pas Rezolutës në OKB.

Kjo situatë në mënyrë drastike ka ndryshuar prej kohës kur është krijuar UAM dhe faktet në terren të mbledhura nga raportuesit tanë, me kujdes, bazuar edhe në burime edhe të vetë UNMIK-ut kanë treguar në fakt se një mision i tillë i krijuar shumë kohë më parë ka degjeneruar dhe ai nuk është aty për të ndihmuar komunitetet dhe për të bashkuar qytetin por përkundrazi është shndërruar në një lloj pengese vetvetiu për një mision të tillë.

Të jemi më të drejtpërdrejt, meqë ju po e kritikoni shumë UNMIK-un. Cilat janë kritikat tuaja më të mëdha. Pse po e pengon, sipas jush, UNMIK-u bashkimin e Mitrovicës?

Nuk e besoj se kam bërë një kritkë për aq sa kam reflektuar mbi faktet që qëndrojnë atje. Ndoshta dramaticiteti i këtij raporti qëndron në faktin se është i pari i një lloji të këtillë. Ndoshta edhe reagimet janë të kësaj natyre për arsye se UNMIK-u pra UAM nuk është mësuar kurrë që të raportojë ose të monitorohet. Me sa e di unë nuk ka patur kurrë asnjë lloj auditimi se si përdoren ato mjete. Mjafton që këto fakte të shihen dhe të shihet struktura e njerëzve që punojnë atje. Vetëm shikoni statistikat sa njerëz punojnë, sa prej tyre janë joshqiptarë dhe sa janë shqiptarë? Kryesisht të punësuar janë njerëz të cilët vijnë nga Rusia ose ish-blloku sovjetik dhe nuk është e qartë nëse ata punojnë me të vërtetë për qëllimin e krijuar nga UAM apo për diçka tjetër. Pa dashur të spekulojë nuk ka asnjë lloj përputhje me qëllimin e krijuar nga UAM dhe aktiviteti në terren por përkundrazi shpesh keni mundur të shihni që aktivitetet e këtilla janë në kundërshtim. Mjafton të shihni ndërtesat që janë ndërtuar në qytetin e Mitrovicës, kryesisht në lagjet ku kanë jetuar më parë shqiptarët me shumicë, në vendet klasike si Lagja e Boshnjakëve, një lagje me shtëpi të vogla tipike, ku jepen leje që nuk përkojnë me asnjë kriter urbanistik për ndërtesa të mëdha shumëkatëshe të cilat aty duhet të strehojnë njerëz. Mjaftojnë që këto aktivitete të shihen dhe të pyetemi për çka shërben UAM. Ky raport siç e keni parë, nuk nxjerr konkluza ose rekomandime me qëllim, por ai reflekton një sitautë në terren. Unë kam dashur që të nxis debat pas shumë vjetësh të krijimit të një institucioni të tillë, sidomos pas një gjendjeje të re të krijuar, pas GJND-së, pas shpalljes së pavarësisë para saj dhe tani pas Rezolutës së OKB-së, që të shihet se cili është roli i një institucioni të tillë që nuk po e përmbushë mandatin që i është dhënë.

Ju po e akuzoni UNMIK-un edhe për shpërdorim të mjeteve të buxhetit të Kosovës?

I mbetet UNMIK-ut të shoh vetë se si është sjellur stafi i tij, se çka bën, a përkon me atë për çka është krijuar. Ky është qëllimi im që të vë në pah të gjitha këto çështje dhe të fillojmë të mendojmë se çka po ndodh…

Zoti Hysa, UNMIK-u ka thënë se nuk e keni konsultuar fare atë, se nuk keni folur me shefin e misionit dhe se informacionet që keni mbledhur nuk janë të sakta?

Fare e pavërtetë. Unë e kuptoj shqetësimin në OKB sepse ata nuk janë mësuar që dikush ndonjëherë të vëzhgojë punën e tyre dhe ndoshta ky reagim vie nga kjo logjikë. Mund t’ju them se së paku janë pesë burime të njerëzve që m’i kanë kopmunikuar nga njerëzit e OKB-së. Madje disa nga ata kanë refuzar dhe as që kanë dashur të bisedojnë dhe për ju po them ekskluzivisht se ishte zoti Zannier i pari njeri, së bashku me stafinin e tij, që e kishte raportin në duar, 48 orë përpara se të publikohej. Në këtë aspect unë e kam shpirtin e qetë.

Mos rastësisht e keni botuar këtë raport, në një periudhë kur është parë se strategjia e qeverisë së Kosovës, për integrimin e veriut, nuk po zbatohej ashtu siç ishte paramenduar. Mos po kërkoni fajtorë diku tjetër, në vend se ta merrni atë për veten?

Po e tham prapë për juve në mënyrë të hapur se nuk kam patur kurrë shumë optimizëm dhe as që jam mbështetur në strategji si një lloj bible për aq sa për intencën për të parë përpjekje për integrim të qytetit, Ju e keni parë që deri tani kam qenë shumë i kujdesshëm në aktivitetet e mia për të mos provokuar apo për të hedhur faje. Konsideroj se ngjarjet e fundit e kanë tejkaluar një situatë të tillë dhe prapë po thirrem jo vetëm në shpalljen e pavarësisë, si një fakt i pamohueshëm dhe i pranuar nga 70 shtete në botë por edhe së fundi nga mendimi meritor i GJND-së dhe Rezoluta e OKB-së e cila thjeshtë e zhbën një gjë të tillë dhe në këtë aspect është pjesë e strategjisë që të zëvendësohet UAM. Unë nuk dua që të jem mosfalenderues për punën që ka bërë OKB-ja në Kosovë, përkundrazi jam unë ai që kam patur komunikime me UAM në kohën kur askush nuk ka guxuar, përfshirë edhe zotin Gallucci. Kurrë s’kam patur barriera, stereotype negative apo qëndrime personale por konsideroj se një realitet tani e zhbën një rol të UAM i cili është çmentuar atje dhe është bërë pengesë vetvetiu edhe për vetë UAM e lëre më për të tjerët.

Pra thjesht, ju e kërkoni largimin e OKB-së nga ajo pjesë e Kosovës?

Unë thjeshtë në raport konstatoj gjendjen që është krijuar.

Ju a e kërkoni zoti Hysa?

Unë e kërkoj një debat që të gjithë të mendojmë tani se çka të bëjmë. Raporti nuk kërkon asgjë, nuk ka asnjë rekomandim as një konkulzion. Ai e reflekton një gjendje të krijuar dhe mendoj se është momenti i fundit që të gjithë së bashku të fillojmë të mendojmë se çfarë duhet të bëjmë për veriun. Ka patur tolerime të ndryshme duke u pritur një ngjarje ose një datë e caktuar. Këto gjëra kanë ndodhur, tani po flitet për dialog dhe nuk mund të vazhdojmë duke çimentuar status quo.Të fillojmë me gjendjen e krijuar, e cila është e qartë. Mendimi i GJND-së është aty me kërkesën e Beogradit. Është i konstatuar dhe ëhstë në favour të Kosovës. Ka qenë Rezoluta e OKB-së. Ky ëhstë momenti më i mirë për të filluar të mendojmë se çfarë të bëjmë me këtë institucion i cili funksionon me paratë e Kosovës dhe duket se nuk i shërben Kosovës.

Por zoti Hysa, meqë e përmendet disa herë Rezolutën e OKB-së, ka patur deklarime se ajo është një lloj kompromisi mes BE-së dhe Beogradit zyrtar me qëllim të hapjes së bisedimeve për statusin e veriut të Kosovës?

Askund në Rezolutë nuk përmendet çështja e dialogut për veriun.

Nuk po them në Rezolutë, por është përmendur mundësia që ky të jetë kompromisi për tekstin?

Unë po them se në Rezolutën e e miratuar nga instance më e lartë e OKB-së nuk përmendet dialogu për veriun. Përkundrazi një situatë e tillë është filtruar në instancën më të lartë të OKB-së dhe nëse I jepet një rol tjetër BE-së atëherë çka kërkon UAM në veri, ose çka kërkon atje të funskionojë me paratë tona por kundër interesave tona.

BBC

KOMENTE