Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Klinton letër Metës: Avancuat kauzën e Kosovës, bashkëpunimi me SHBA do vijojë
English

Klinton letër Metës: Avancuat kauzën e Kosovës, bashkëpunimi me SHBA do vijojë

Tiranë, 8 tetor, NOA – Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton, përmes një letre të veçantë, dërguar ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Ilir Meta, e përgëzoi atë për punën e kryer gjatë periudhës që drejtoi këtë dikaster.

Në veçanti, ajo e falënderoi Metën për përkushtimin e treguar ndaj tij në avancimin e kauzës së Kosovës, duke e kthyer në një kryefjalë të vizitave dhe takimeve të tij diplomatike.

Në këtë kuadër, Hilari e ka përshëndetur Metën edhe për lidershipin rajonal të treguar prej tij, duke e përgëzuar për të gjitha takimet e zhvilluara në rajon dhe ngritjen e çështjeve të rajonit të Ballkanit në forumet ndërkombëtare.

Më tej, përfaqësuesja e politikës amerikane, ka deklaruar se bashkëpunimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Shqipërisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Zv/kryeministri Ilir Meta, e mbajti në të njëjtën kohë edhe postin e ministrit të Punëve të Jashtme prej mëse një viti, që nga koha e konsititumit të mazhorancës dhe qeverisë së re pas zgjedhjeve të 28 qershorit 2009.

Falë disa ndryshimeve të kryera nga kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ai tashmë mban postin e ministrit të Ekonomisë, ndërsa ministria e Jashtme iu dorëzua, Edmond Haxhinastos.

KOMENTE