Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
E përplas me makinë dhe e lë të vdekur, shoferi ia mbath nga vendngjarja
English

E përplas me makinë dhe e lë të vdekur, shoferi ia mbath nga vendngjarja

Firence, Itali, 17 Tetor 2010 NOA - Një burrë i moshuar është përplasur nga një autoveturë në Firence dhe ka mbetur i vdekur.

Viktima u përplas ndërsa po kalonte mbi vijat e bardha nga një “makinë pirate rrugësh”. Drejtuesi i mjetit, pasi ndodhi aksidenti, u largua menjëherë pa e ndihmuar aspak të moshuarin.

Alarmi u lëshua nga një taksist, i cili pa në rrugë trupin e pajetë të të moshuarit. Menjëherë, në vendngjarje mbërriti policia dhe karabinierët, të cilët janë ende në hetim të këtij aksidenti që çoi në vdekjen e të moshuarit.

Viktima quhet Luigi Laudisa, ishte 93-vjeç, ishte një ish-marins dhe kishte punuar si inxhinier në kompaninë e Fiat.

Për momentin karabinierët janë në kërkim të drejtuesit të automjetit dhe po mundohen të gjejnë nëse kanë qenë kamera të pranishme në vendin e ngjarjes, pasi deri më tani dëshmitarë nuk ka pasur.

r.b/NOA

KOMENTE