Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Albin Kurti: Qytetarët nuk përfaqësohen në pushtet
English

Albin Kurti: Qytetarët nuk përfaqësohen në pushtet

Prishtinë, 21 tetor, NOA - Sot në Universitetin Amerikan në Kosovë, drejtuesi i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, mbajti një ligjëratë hyrëse dhe një diskutim me studentët dhe pedagogët, duke u përqendruar rreth konceptit politik të kësaj lëvizje.

Në pjesën e dytë, studentët dhe pedagogët e UAK i drejtuan pyetje Albin Kurtit për situatën politike në Kosovë, qëndrimet e Lëvizjes përballë zhvillimeve të fundit, përfshirjen në zgjedhjet e përgjithshme, si dhe për tezat e paraqitura gjatë pjesës së parë të diskutimit.

“Distanca ndërmjet të përfaqësuarit dhe përfaqësuesit të cilën e imponon demokracia përfaqësuese duhet ta frikësojë politikanin përfaqësues e jo qytetarin e përfaqësuar; Politikani që i ka braktisur qytetarët duhet të ndjehet i frikësuar nga qytetarët dhe jo anasjelltas. Pra, ai që ka braktisur dhe jo ai që braktiset duhet të jetë i frikësuar; Problemi në Kosovë nuk është vetëm që shumica dërrmuese e qytetarëve s’janë të përfaqësuar por që shumica dërrmuese e përfaqësuesve nuk ua mbrojnë interesat qytetarëve; Përfaqësimi i politikanit duhet ta nënkuptojë mbrojtjen e interesave të qytetarit të përfaqësuar etj”, ishin disa nga temat që u diskutuan në këtë takim.

Duke përfunduar me tezat se zhvillimi ekonomik nuk duhet të matet thjesht me përqindjen njëshifrore të rritjes ekonomike, por me cilësinë e mirëqenies sociale.

“Kur ekonomia është e ndarë nga shoqëria apo kur shoqëria është e ndarë nga ekonomia, rritja është veçse rritje në zbritje”, tha Prifti.

Më tej, ai shtoi se ndryshimi i pushtetit që ne duam nuk synon thjesht ndryshimin e pushtetarëve por ndryshimin e llojit të shtetit. Institucionet e shtetit janë vendi ku politikani jep punë dhe dije për qytetarin e nuk merr privilegje në kurriz të tij.

n.e/NOA

KOMENTE