Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministria e Transporteve: Abonetë, Bashkia e Tiranës e agravoi situatën
English

Ministria e Transporteve: Abonetë, Bashkia e Tiranës e agravoi situatën

Tiranë, 1 nëntor, NOA - Bashkia e Tiranës vazhdon të mos u përgjigjet kërkesave të operatorëve të transportit urban, në kryeqytet dhe qëndrimi i saj kundrejt problemit të ngritur nga operatorët e transportit urban, duhet të kishte qenë më serioz.

Kështu është shprehur sot ministria e Transporteve në një prononcim për mediat lidhur me situatën akute të transportit publik në kryeqytet dhe duke theksuar se “fillimisht, Bashkia e Tiranës duhej t’u kishte dhënë përgjigje kërkesave që operatorët e transportit urban kanë kundrejt saj”.

“Ministria e Punëve Publike dhe e Transportit ka qenë gjithmonë e hapur për të bashkëpunuar me pushtetin vendor dhe konkretisht me Bashkinë e Tiranës, për të negociuar për zgjidhjen e problemeve në fushën e transportit, siç ndodhi para dy vitesh kur u paraqit i njëjti problem”, citon ministria e Transporteve.

Duke shtuar se Bashkia e Tiranës është autoriteti kompetent për menaxhimin e trafikut në qytetin e Tiranës dhe njëkohësisht përgjegjës për zbatimin e kontratës me operatorët e transportit qytetas.

“Në këtë cilësi, ajo ka pasur gjithë kohën e nevojshme për të paraqitur, përpara se situata të agravohej, propozime konkrete në institucionet qendrore. Ende në këtë moment nuk kemi asnjë informacion apo propozim nga Bashkia e Tiranës, përveç atyre që përcillen përmes medias, gjë që nuk është rruga sesi komunikon një institucion.

Ndërkohë Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, përsërit se ajo është e gatshme, të shqyrtoj në bashkëpunim me shoqatën e transportuesve, me vullnet pozitiv dhe pa cënuar interesat e publikut, propozimet që janë bërë në drejtim të saj”, përfundon deklarata e këtij institucioni.

n.e/NOA

KOMENTE