Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kolera po bën kërdinë në Port-au-Prince
English

Kolera po bën kërdinë në Port-au-Prince

Haiti, 12 nëntor NOA - Epidemia e kolerës që ka vrarë gati 600 vetë në Haiti ka mbërritur në Port-au-Prince dhe tani rrezikohet një përhapje e shpejtë e saj në qytet, i cili ka rreth 3 milionë njerëz.

Epidemia, e cila filloi tre javë më parë, deri më tani kishte goditur shumë fshatra në Haitin qendror, por tani kërcënon lagjet e varfra të kryeqytetit.

“Kjo sëmundje ka arritur në zonën metropolitan”, - tha Gabriel Thimote, drejtori i përgjithshëm i departamentit shëndetësor në Haiti.

Rastet e konfirmuara janë 73 në Haiti, por autoritetet kanë frikë se bilanci do të rritet.

Thimote shtoi gjithashtu se, edhe pse uragani Tomas ishte më pak i dhunshëm sesa pritej në kalimin e tij në Haiti, megjithatë, shirat e dhunshëm kanë ngritur nivelet e ujit dhe kanë shkaktuar daljen nga shtrati të shumë lumenjve, duke përkeqësuar situatën shëndetësore.

r.b/NOA

KOMENTE