Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Samiti i NATO-s shmang nga agjenda Maqedoninë
English

Samiti i NATO-s shmang nga agjenda Maqedoninë

Lisbonë, 17 nëntor, NOA – Samiti i 24 i NATO-s në Lisbonë që do të mbahet më 19 dhe 20 nëntor sërish anashkaloi Maqedoninë dhe dhënien e ftesës për anëtarësim.

Në agjendën e publikuar nga Aleanca dy ditë para mbajtjes së Samitit nënvizohen temat kryesore si Miratimi i Konceptit të ri strategjik i NATO-s, tranzicioni dhe misioni në Afganistan dhe Marrëdhëniet NATO-Rusi dhe përforcimi i tyre.

Mos tejkalimi i problemit të kontestit të emrit me Greqinë, ka bërë që Shkupi zyrtar edhe në këtë Samit të pësojë dështimin e radhës për mosmarrjen e ftesës për anëtarësim, e cila është e siguruar me strategjinë e zgjerimit A3. Sekretari i përgjithshëm i NATO, Anders Fogh Rasmussen.

“Aleanca e ka qëndrimin e qartë që nga Samiti i Bukureshtit dhe vendimi nuk ka ndryshuar. Fatkeqësisht ende nuk është arritur ndonjë konkluzion mbi çështjen e emrit”, deklaroi Rasmussen.

Në pikën e dytë të Samitit rreth konceptit të ri strategjik, NATO do të konfirmojë strategjinë e zgjerimit të saj me anëtare të reja gjatë dhjetëvjeçarit të ardhshëm.

Strategjia e re do të përfshijë angazhimin e Aleancës në zgjidhjen e krizave të mëdha ndërkombëtare, në Kosovë, Afganistan, në zhvillimin e kërcënimeve të reja ( terrorizmit bërthamor, kimik dhe përhapja bakteriologjike,-cyber sulmet), ndryshimet në Rusi, etj. NOA-INA

KOMENTE