Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Irlanda në krizë, kërkon ndihmë financiare nga Bashkimi Evropian
English

Irlanda në krizë, kërkon ndihmë financiare nga Bashkimi Evropian

Bruksel, 22 nëntor, NOA - Irlanda e futur thellë në borxhe kërkoi si vendi i parë i eurozonës ndihmën e Fondit shpëtimtar të Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Qeveria në Dublin parashtroi kërkesën për një kredi emergjente, njoftuan ministrat e Financave të BE-së. Mbështetja për Irlandën është e nevojshme, për të siguruar stabilitetin financiar si në eurozonë ashtu dhe në Bashkimin Evropian. Sipas të dhënave të përfaqësuesve të BE-së, paketa shpëtimtare mund të arrijë deri në 90 miliardë euro.

Në kaudër të masave për shpëtimin e bankave, Iranda është futur në një borxh rekord prej 32 për qind të prodhimit vendor bruto, ndërkohë që Bashkimi Evropin lejon maksimumi tre për qind.

NOA/DV

KOMENTE