Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Wikileaks ndryshon adresën, nga Wikileaks.org në Wikileaks.ch.
English

Wikileaks ndryshon adresën, nga Wikileaks.org në Wikileaks.ch.

Londër, 3 dhjetor, NOA – Faqja zyrtare e internetit që zbuloi disa prej sekreteve më të mëdha të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Wikileaks ka dalë sot jashtë përdorimit.

Ajo është sulmuar me disa viruse nga vende të ndryshme të botës duke bërë që adresa e saj të mbyllej, pasi serverat nuk i mbanin më goditjet.

Drejtuesit e faqes së Julian Assange njoftuan se e kanë hapur përsëri atë me një adresë tjetër: "Wikileaks zhvendoset në Zvicër", lexohet në Twitter.

Adresa e re është www.wikileaks.ch.
Pritet që faqja e re të vazhdoje misionin e publikimit të dokumenteve sekrete. Sulmi i radhës është paralajmëruar për bankat amerikane. Mediat e huaja shkruajnë se bëhet fjalë për “Bank for Amerika”, një prej gjigantëve në fushën financiare në SHBA, goditja ndaj së cilës mund të sjellë probleme në sistemin e bankave në këtë vend.

a.k/NOA

KOMENTE