Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Obama: Senati s’ka pushime krishtlindjesh, nëse nuk ratifikohet START
English

Obama: Senati s’ka pushime krishtlindjesh, nëse nuk ratifikohet "START"

Uashington, 11 dhjetor, NOA - Presidenti amerikan Barack Obama po ushtron presion të madh ndaj senatit amerikan për të ratifikuar marrëveshjen e re të çarmatimit me Rusinë, të njohur me emrin marrëveshja e re “START”.

Zëdhënësi i presidentit, Robert Gibbs tha se senati nuk do të marrë pushimet e krishtlindjeve, para ratifikimit të marrëveshjes.

Në rast nevoje presidenti Barak Obama do të shtyjë pushimet. Sipas kushtetutës amerikane, marrëveshjet ndërkombëtare mund të hyjnë në fuqi, vetëm po qe se senati i ratifikon ato me shumicën e dy të tretave.

Demokratët e Obamës nuk e kanë më një shumicë të tillë në senat. Rusia ka kërcënuar me armatimin bërthamor, nëse SHBA nuk e ratifikon marrëveshjen e re të çarmatimit.

a.k/NOA/DV

KOMENTE