SHBA, 11 dhjetor NOA - Procesorët e Samsung Gt-i9000 Galaxy S mund të lehtësohen dhe kjo pas një konfirmimi të dhënë nga prodhuesit koreanë të cilët kanë bërë të ditur se do të azhornojnë sistemin e tyre operativ në Android 2,3 për smartphonin popullor.
Konfirmimi është dhënë nga filiali indian i Samsung Mobile, por faktikisht ky shqetësim i takon të gjithë tregut global.
Asnjë e dhënë për momentin për sa i përket datës së lançimit të Android 2,3 për Galaxy S, megjithatë shpresohet se nuk do të ketë vonesa në lidhje me updat-in e Android.
r.b/NOA