English

Ekstradohet pas 8 vitesh i dënuari me 24 vite burg për vrasje

Tiranë, 14 dhjetor, NOA –Drejtësia shqiptare ka arritur të sjellë në vend për të vuajtur dënimin një të dënuar me 25 vite burg për vrasje.

Bëhet fjalë për 34-vjeçarin Altin Preng Nikolli i lindur në Pukë. Nikolli është ekstraduar mbrëmjen e djeshme, rreth orës 17:30, Italia. Ai kërkohej prej 8 vitesh nga drejtësia shqiptare. Më 09 qershor të vitit 2002 Nikolla ka vrarë në Kamëz, tek rruga e Laknasit, Pjetër Qafën.

Nikolla e ka kryer vrasjen në bashkëpunim me babain dhe vëllain e tij. Vrasja është kryer për motive të dobëta pas një konflikti që kishte lindur pak kohë para vrasjes midis Altin Nikollit dhe Pjetër Qafës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar në vitin 2006 me 25 vite burg Nikollën, ndërkohë që ai prej disa vitesh ishte larguar nga vendi.

Ai u akuzua për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje. Pak kohë pas dhënies së vendimit, Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën më datën 23 dhjetor 2006, kanë arritur ta arrestojnë atë në Como të Italisë.

a.k/NOA

KOMENTE