English

Rama: S'duam pushtet me dhunë dhe pa zgjedhje

Tiranë, 20 janar, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama tha sot në një deklaratë për mediat se opozita nuk ka ndërmend të përdorë dhunë, por nuk mund të ndal popullin që të demonstrojë pakënaqësinë ndaj kësaj qeverie.

Ai reagoi ndaj deklaratave të ministrit të Mbrojtjes janë të pabesueshme, duke qenë se vet Imami në vitin 1997 bënte thirrje për dhunë mbi tanke.

“Ministri i Mbrojtjes duhet të dilte i fundit për të thënë avazin në fjalë. Se merr dot seriozisht as roja e Ministrisë së Mbrojtjes, këtë Imamin që doli mbi tanke”, tha Rama. Ai u shpreh se qeveria është vënë në pozitë të vështirë pasi është kapur duke vjedhur dhe se “prandaj do të bëhet demonstrata e nesërme, që qeveria të mos shkelmojë nga halli se është zënë duke vjedhur”.

Rama tha se e vetmja rrugë për të zhvilluar proces normal demokratik është që qeveria të “të pranojë zgjedhjet e reja, si të vetmen rrugëdalje”.

Ai u shpreh se PS-ja nuk kërkon të marrë pushtetin me dhunë dhe as pa zgjedhje. “

Opozita kërkon atë që kërkon populli. Përmes demonstratave nuk kërkojmë as marrjen e pushtetit me dhunë dhe as marrjen e pushtetit pa zgjedhje”, tha Rama.

Ai tha janë qesharake deklaratat e Metës për banda kriminale dhe deklaratat e ministrave të qeverisë.

“Ç’janë këto banda kriminelësh që thotë Meta. Kërkoj nga ministrat e qeverisë që të ruajnë qetësinë. Meta le të mos e ruaj se s’ka faj, as nuk ja kërkojmë me këtë dhimbje koke që e ka zënë. Ne nuk besojmë te dhuna dhe nuk nxisim dhe nuk pranojmë asnjë lloj dhune”, tha Rama.

a.k/NOA

KOMENTE