English

Barbara Streisand shpallet njeriu i vitit

E diel, 13 shkurt 2011, NOA- Këngëtarja me famë botërore Barbara Streisand është zhgjedhur nga kolegët e saj, por jo vetëm, si “njeriu i vitit”.

Barry Manilow, Lea Michele dhe Faith Hill, ishin ndërmjet yjeve që nderuan Barbara Streisand në galanë e MusiCares .

Streisand ishte mysafire nderi në ceremoninë, e cila mbahet para ndarjes së çmimeve Grammy në Los Angeles Convention Center, ku disa nga yjet kënduan hitet e saj.

Ndërkaq mësohet se këngëtarja e njohur ka qenë e varfër kur ishte e vogël, dhe diçka e veçantë vërtitet rreth jetës së saj.

Ndonëse afër të 70-ve, ajo vazhdon të luaj me kukulla, çka siç sqaron vetë këngëtarja, krahas trofeve muzikore, ajo ka krijuar një arkiv personal me kukulla dhe lodra gjithfarësoj.

Por pavarësisht dëshirave fëmijërore, që Streisand po i plotëson në moshë të madhe, ajo njihet si një prej zërave më të pëlqyer në botë, dhe disa prej këngëve të saj janë shpallur hite të papërsëritshme.

a.y/NOA

KOMENTE