Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkarkohet konsulli grek në Korçë
English

Shkarkohet konsulli grek në Korçë

Tiranë, 18 shkurt, NOA - Ministria e Jashtme greke ka shkarkuar sot nga detyra konsullin grek në Korçë Theodhorus Ikonomus. Lajmi konfirmohet nga Konsullata e Greqisë, e cila deklaron se Ikonomus është thirrur në Athinë nga Ministria e Jashtme. Vendimi për largimin nga detyra ka ardhur pas thirrjeve që ka bërë Ikonomus për ndryshimin e kombësisë dhe quajtjen e zonës së Korçës si Vorio Epir.

Vendimi ka ardhur pas kontakteve që ministri i Jashtëm Haxhinasto ka pasur me ambasadorin grek në Tiranë. Ndërkohë nga Partia Demokratike, Gazmend Oketa ka kërkuar shpalljen non-grata të konsullit.

Ndërkohë që lajmi është konfirmuar edhe nga disa media greke gjatë ditës së sotme. Sipas shtypit në Greqi, Ministria e Jashtme ka tërhequr Konsullin e Përgjithshëm grek në Korçë. Largimi nga detyra bëhet disa muaj para përfundimit të mandatit të tij në krye të konsullatës greke në Korçë.

Ikonomus, në 20 vjetorin e themelimit të Omonias në Korçë ka lëshuar thirrje anit-shqiptare, ndërsa u ka kërkuar minoritarëve të mos i tremben procesit të regjistrimit të popullsisë.

“Do të jap edhe njëherë të njëjtin mesazh: Po, ekzistojnë grekë në Korçë. Po, vllenjtë janë grekë. Grekë, mos u trembni nga regjistrimi i popullsisë, të shpallni origjinën reale dhe të gjithë atyre që janë në dyshim dhe me frikë dhe pyesin veten jam me siguri grek, ju them një gjë, shkoni në varreza dhe shikoni varrezat e etërve dhe gjyshërve tuaj dhe gjuhën në të cilën janë të shkruar dhe merrni vendimin tuaj. Janë në gjuhën greke. Kjo betejë nuk mbaron me regjistrimin e popullatës, por nis me regjistrimin e popullatës greke”, ka thënë pak ditë më parë Ikonomus.

a.k/NOA

KOMENTE