Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosovë, buxheti miratohet pa votat e opozitës
English

Kosovë, buxheti miratohet pa votat e opozitës

Prishtinë, 31 mars, NOA - Kuvendi i Kosovës me shumicë votash ka miratuar buxhetin për vitin 2011. Buxheti është miratuar pa votat e opozitës e cila ka kundërshtuar nenin katër, me të cilin është aprovuar edhe shitja e Postës dhe Telekomit të Kosovës.

Miratimi në pako i buxhetit me shitjen e PTK-së nga opozita u cilësua si jo ligjore dhe jo kushtetuese. Sidoqoftë, votimi ka sjellë si rezultat mbështetjen prej 66 për buxhetin, 25 kundër dhe 12 abstenime.

Dokumenti për buxhetin parasheh 1 miliardë e 264 milionë euro të hyra buxhetore, ndërsa 1 miliardë e 434 milionë euro shpenzime. Këtu përfshihet edhe rritja e pagave për sektorin publik, ndërsa parashihet rritje ekonomike për 5.5 për qind.

NOA/RFE

KOMENTE