English

Lezhë, plagoset me armë kandidati i “Aleancës për qytetarin” Zef Doçi

Lezhë, 2 prill 2011, NOA – Rreth një orë më parë është plagosur me armë zjarri kandidati i koalicionit të mazhorancës “Aleanca për qytetarin”, Zef Doçi.

50-vjeçari Zef Doçi që kandidon për postin e kryekomunarit të komunës Balldren në Lezhë, është plagosur në aksin rrugor Lezhë-Balldren.

Korrespondenti i agjencisë NOA bën me dije se kandidati Zef Doçi po udhëtonte i vetëm me makinën e tij, ndërsa është bllokuar nga dy automjete të tjera.

Kanë qenë dy persona që mendohet se e kanë qëlluar me armë Zef Doçin me qëllim ekzekutimin e tij.

Pas plagosjes Doçi është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas korrespondentit të NOA-s policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë.

Nga hetimet e para mësohet se nuk njihet ende identiteti i autorëve të ngjarjes.

Në një situatë të tillë paraelektorale, ku mes dy forcave kundërshtare mungon ende dialogu politik duket se incidente të tilla mund të përsëriten. Vijon..

mit/NOA

KOMENTE