Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD: Ngaqë Rama zvarritet vet, Berisha i duket sikur fluturon
English

PD: Ngaqë Rama zvarritet vet, Berisha i duket sikur fluturon

Tiranë, 11 prill, NOA – Partia Demokratike ka reaguar sot për deklaratat që kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama bërë dje në Kombinat, për përdorimin e një helikopteri nga Kryeministri Sali Berisha në fushatë.

“Dje ai akuzoi Kryeministrin e vendit se po përdor mjete fluturuese në fushatën e tij. Me sa duket, zotit Rama, ngaqë zvarritet vetë, i duket sikur të tjerët fluturojnë.

Partia Demokratike ju informon se Kryetari i saj dhe njëkohësisht Kryeministri i vendit, në asnjë rast apo rrethanë nuk ka përdorur helikopterë privatë apo shtetërorë që nga hapja e fushatës”, tha zëdhënësja e Partisë Demokratike, Albana Mustafaraj.

Ajo shtoi se kjo është një akuzë e pavërtetë, që synon dëmtimin e fushatës intensive dhe takimeve entuziaste të Kryeministrit dhe Kryetarit të PD-së,Berisha.

“Padyshim arsyeja e kësaj akuze të pavërtetë qëndron në axhendën intensive të takimeve entuziaste të Kryeministrit dhe Kryetarit të PD-së,z. Berisha, pas së cilës nuk qëndrojnë as helikopterë, as qilimë fluturues, por frymëzimi nga qytetarët dhe pritja e tyre, pasioni elektoral, energjitë dhe disiplina e hekurt e Kryetarit të Partisë Demokratike, që po konturojnë një fitore të bukur e të thellë më 8 maj në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë të të gjithë kandidatëve të “Aleancës për Qytetarin””, tha Mustafaraj.

Ajo shtoi se “nën panikun e dështimit të fushatës që ç’do ditë po i bie tavani, Kryetari i PS-së Edi Rama, vazhdon si rrugë të vetme politikën e përbaltjes përmes shpifjes ndaj kundërshtarit”.

a.k.NOA

KOMENTE