Tiranë, 22 Prill 2011 NOA - Dita e nesërme parashihet të nisë me kthjellime ne Ultësirën Perëndimore dhe zonat bregdetare ndërsa zonat malore lindore do te karakterizohen nga alternime te kthjellimeve dhe vranësirave. Mesdita pritet të dominohet nga moti i kthjellët ne te gjithë vendin.
Shqipëria
Sipas MeteoAlb, pjesa e dyte te dites do te vijoje kthjellime dhe vranësira ne zonat e ulëta dhe ato bregdetare ndersa ne verilindje dhe juglindje te vendit do te kete shtim te vranesirave te cilat do te gjenerojnë shira me intensitet te ulet.
Nata do te sjelle permiresim te kushteve atmosferike duke larguar vranësirat dhe shirat e dobet nga zonat malore per te ri-kthyer motin e kthjellet ne te gjithe vendin.
Temperaturat e ajrit do te qendrojne konstante ne vlerat e mëngjesit ndërsa mesdita do te sjelle nje rritje te lehte te temperaturave ne te gjithe vendin.
Era do te fryje e lehte ne toke dhe ne det me shpejtësi 20 km/h dhe drejtim Jugperëndimor ndërsa dallgëzimi ne det do te jete i ulet.
Europa
Neser, Europa veriore dhe verilindore do te mbetet me vranësira dhe reshje shiu dhe dëbore por intensiteti i tyre do te jete i ulet.
Problematike do te paraqitet situata ne Ishujt Britanike ku reshjet e denura te shiut do te shoqerohen me stuhi ere.
Po ashtu me vranesira dhe reshje te dendura shiu do te jete Europa Jugperëndimore dhe nje pjese Europes Qendrore.
Ne Spanje dhe Portugali stuhite e forta te eres do te sjellin dhe dallgezim te larte ne det.
Ndersa Europa Lindore, nje pjese e Europes Qendrore dhe pellgu i Mesdheut do te dominohen nga moti i kthjellet dhe vranësira kalimtare.
Ngjarje ekstreme në Europë:
Portugalia alarmojne per ere te forte dhe shira intensive;
Rusia rrezikojne stuhi ere dhe reshje debore;
Ishujt Britanike do te kene reshje te dobeta shiu.
e.t/NOA