Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 27 prill 2011
English

Pasqyra e Shtypit, 27 prill 2011

Tiranë, 27 prill, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Mërkurë, 27 Prill 2011.

E përditshmja “Shekulli” hapet me titullin kryesor; “Kredimarrësi me unazë diamanti”, i cili flet për pasurinë e ish-ministrit Lulzim Basha. Sërish për këtë argument është edhe titulli; “Mbrojtja e Bashës për mashtrime, kthehet në komedi”.

Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Vrasja e Sulejman Haxhiut, shtohet pista e të dashurës 27-vjeçare”, “2400 mësues, si do të lëvizin rrogat pas përgjigjes së testimit”.

Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor; “Vulat rezervë, KQZ skemë kundër bojkotit të zgjedhjeve”, i cili flet për masat që po merr KQZ-ja për të shmangur një bojkot të mundshëm të komiosnerëve të procesit.

Vijojnë disa tituj të tjerë të kësaj gazete; “Qeveria kundër padisë së gjyqtarëve në Kushtetuese; regjistrimi i kombësisë dhe fesë me vetëdeklarim”. “Vrasja e 50-vjeçarit, hetim për trafiqe në Holandë”, “Eksploziv mbikëqyrësit të lojërave të fatit”.

Gazeta Shqiptarë ka si argument kryesor në numrin e sotëm atë me titull; “Rishoh projektin e sheshit, Basha: E vërteta e pasaportës amerikane”, i cili pasqyron intervistën e dhënë dje nga Basha në televizionin “News 24”. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Manipulimi, KQZ-ja ndryshon vendim për kasetat e partive”, “Ekspertët, rritja e taksës largon investitorët”.

E përditshmja “Shqip” ka si argument kryesor atë me titull; “Detajet raportit të dytë të ODIHR”, i cili pasqyron pjesë nga dokumenti i ndërkombëtarëve për zgjedhjet.

Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Vlorë, grabitet me armë dhe me maska filiali i bankës”, “Kushtetuesja gjykon ankesën e kryegjyqtarit të Sarandës”, “Shqiptarët paguajnë shtrenjtë për të jetuar ‘lirë”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: indo@noa.al.

a.k/NOA

KOMENTE