Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet grabitësi Dumani, akuzohet për 4 vjedhje brenda natës
English

Arrestohet grabitësi Dumani, akuzohet për 4 vjedhje brenda natës

Tiranë, 10 maj 2011, NOA – Policia e Tiranës arrestoi në kryeqytet grabitësin Nuredin Dumani, i dyshuar për katër vjedhje me armë të realizuara brenda një nate, ndërsa ka shpallur në kërkim vëllanë e tij si bashkëpunëtor i këtyre vjedhjeve. 24 – vjeçari Nuredin Dumani u kap menjëherë pas vjedhjes me armë të banesave të shtetasve Theodhori Bakiu dhe Feleke Lusha, vjedhje që u realizuan nën kërcënimin e armës dhe me maska, përkatësisht në oraret 02.00’ dhe 03.30’ minuta, të mesnatës së të martës në zonën e Kombinatit.

Identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i 24-vjeçarit Nuredin Agim Dumani, lindur në Dibër dhe banues në Kombinat u realizua në mëngjesin e të martës nga efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në afërsi të gomisteri “Xhabafti” e ndodhur në Kombinat.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera deri tani, rezultoi se Nuredin Agim Dumani, së bashku me vëllain e tij, Fitim Agim Dumani, 23 vjeç, i dënuar më parë për dezertim, përveç vjedhjes me armë të dy banesave në Kombinat, dyshohet se kanë realizuar vjedhjen në qytetin e Durrësit, të automjetit tip Opel Kadet me targa Dr.0805 B, si vjedhjen e automjetit me targa Tr. 6406 N në pronësi të një shtetasi me banim në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale policia e Tiranës sekuestroi dy mjetet me targë DR 0805 B dhe me targa TR 6406 N, një armë zjarri pistoletë e kalibrit 7.65 mm, e markës Ekol Special 99, me krëhër me fishekë dhe një celular.

Policia e Tiranës shpalli në kërkim Fitim Dumanin.

Dy vëllezërit Dumani janë nën akuzë për tentativën e vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim dhe atë të vjedhjes.

mit/NOA

KOMENTE