Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një djalë i paligjshëm për Schwarzenegger
English

Një djalë i "paligjshëm" për Schwarzenegger

Kalifornia, 18 Maj NOA - Në ndarjen e Arnold Schwarzenegger dhe Maria Shriver, e cila u bë e ditur vetëm disa ditë më parë, pas 25-vitesh martesë, tashmë kanë dalë në pah 13 të dashura dhe një djalë.

Është një histori pak a shumë e njëjtë me atë të Tiger Woods apo Jesse James.

Me sa duket tashmë janë bërë të ditura dhe arsyet e vërteta të divorcit të kësaj historie, ku vihet re prania e një djali të “paligjshëm” që Schwarzy e ka si rrjedhojë e një historie me një punonjëse në shtëpinë e tij, rreth 10 vite më parë.

Ish-guvernatori i Kalifornisë, ka kërkuar ndjesë duke thënë: "Pasi kam dhënë dorëheqjen nga politika, i kam shpjeguar bashkëshortes time gjithçka kishte ndodhur. E kuptoj drejt se ngjall ndjesi urrejtje, nervozizmi dhe zhgënjimi për familjen time dhe e di mjaft mirë që diçka e tillë nuk ka të falur. Marr përgjegjësinë e asaj çka kam kryer dhe i kërkoj ndjesë Marias dhe fëmijëve të mi, më vjen me të vërtetë shumë keq”, - deklaroi Arnold.

r.b/NOA

KOMENTE