Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Jahjaga: Arrestimi i Mlladiç, i pritur nga drejtësia dhe familjarët e viktimave
English

Jahjaga: Arrestimi i Mlladiç, i pritur nga drejtësia dhe familjarët e viktimave

Prishtinë, 26 maj 2011, NOA- Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, sapo ka marrë lajmin për arrestimin e kriminelit serb të akuzuar për krime lufte Ratko Mlladiç, e ka përshëndetur atë.

“Arrestimi i kriminelit Ratko Mlladiç është një lajm i pritur gjatë nga drejtësia ndërkombëtare dhe sidomos nga familjarët e viktimave dhe të gjithë qytetarët që pësuan nga veprimet e tij. Ky akt dëshmon se krimi nuk vjetrohet dhe se kriminelët asnjëherë nuk mund t’i ikin dorës së drejtësisë”, thuhet në deklaratën e saj.

Sipas saj, dërgimi i Mlladiçit në Hagë do të mundësonte shpjegimin e ideologjisë që nxiti luftërat në ish-Jugosllavi duke shkatërruar jetën dhe të mirat e shumë njerëzve.

Më tej ajo e cilësoi këtë rast si shembull për nxitje që të gjithë kriminelët të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar, si rrugë e vetme në procesin e pajtimit dhe të heqjes dorë nga e kaluara.

Lajmin për kapjen e kriminelit të luftës që akuzohet për masakrën e Srebrenicës në vitin 1995 ku u vranë mbi 8 000 burra myslimanë të Bosnjes e Kroatë, e konfirmoi në një konferencë për shtyp edhe vetë Presidenti serb Boris Tadiç.

a.y/NOA

KOMENTE