Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një shqiptar në mbrojtje të Sllobodan Millosheviç
English

Një shqiptar në mbrojtje të Sllobodan Millosheviç

Serbi, 11 qershor 2011 NOA/INA- Muharrem Ibraj është ndër të paktët njerëz, të cilët mohojnë kryerjen e krimeve të tmerrshmë të serbëve gjatë luftës. Në vend të kësaj, Ibraj thotë se krimet i ka bërë UÇK-ja, prandaj ka shkuar në Hagë për ta mbrojtur kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviç. Ibraj, i cili zyrtarisht rezulton i lindur në Gjakovë, nuk e fsheh se është krenar që ka dëshmuar në Hagë në favor të Millosheviçit,dhe këtë e ka bërë pa e fshehur identitetin.

Agjencia e lajmeve Ina citon se Muharrem Ibraj jeton në Serbi dhe thotë se shqiptarët ia kanë rrëmbyër e më pas vrarë djalin, tre vëllezërit dhe 2 nipër, si shenjë hakmarrje.

"Shumë njerëz janë detyruar të gënjejnë. Unë nuk kam dashur të tradhtoj Serbinë. Kam lindur në Serbi, në Jugosllavi, dhe e kam thënë të vërtetën”, ka pohuar Ibraj.

Ai ishte pjesë e Policisë së Serbisë dhe tani jeton me një pension diku në Serbi.

a.q/NOA

KOMENTE
  • Tini Hysolli00:05 - 12 Qershor 2011
    po kete pse e lane gjalle?