Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Masakra në mes të ish-Bllokut, zbardhen detajet dhe identitetet
English

Masakra në mes të ish-Bllokut, zbardhen detajet dhe identitetet

Tiranë, 13 Qershor 2011 NOA Ervin Tirana – Update - Vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e ish-Bllokut në Tiranë duke shkaktuar panik mes njerëzve që ndodheshin në lokal dhe qytetarëve të shumtë që lëvizin në rrugën ku ndodhi incidenti.

Burime në vendngjarje i thanë agjencisë NOA se ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut, në lokalin “Baroque”, te rruga “Ismail Qemali”, pranë kryqëzimit, ngjitur me bankën BKT në zonën e ish-bllokut, Tiranë.

Burimet bëjnë të diture se me armë zjarri është qëlluar pranë lokalit, në drejtim të tre të rinjve duke i plagosur. Një prej tyre, Nadien Zenelaj, 32 vjeç nga Dibra, ka mbetur i vdekur kurse dy të tjerët të plagosur.

Të plagosurit janë Bledar Miho, 25 vjeç nga Dibra dhe Tafe Mandri, 23 vjerçar, gjithashtu nga Dibra.

Policia konfirmoi për agjencinë e lajmeve NOA se të tre të plagosurit janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, por nga plagët e marra ka vdekur Naden Zenelaj.

Në vendngjarje bashkëpunëtori i agjencisë NOA raportoi se situata u bë e nderë gjatë minutave të pas incidentit, pasi njerëzit u frikësuan nga plumbat e qitura me pistoletë duke u përpjekur të ruhen përmes uljes poshtë tavolinave apo vrapimit për të shmangur qëndrimin në zonën e rrezikuar.

Policia tha se një person ka qëlluar pranë lokalit duke kryer vrasjen. Mësohet se i dyshuari i vetëm i masakrës ka hyrë në lokal, i është drejtuar tavolinës ku gjendeshin tre djemtë dibranë dhe ka hapur zjarr në drejtim të tyre duke i plagosur që të tre.

Menjëherë më pas është zhdukur në drejtim të paditur duke vrapuar nëpër rrugët e ish-Bllokut.

a.e/NOA

KOMENTE