Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fyle porosi Gruevskit: Qeveria e re hapa të mëtejshëm për reformat
English

Fyle porosi Gruevskit: Qeveria e re hapa të mëtejshëm për reformat

E enjte, 23 qershor 2011, NOA- Eurokomisioneri për zgjerim Stefan Fyle sotBruksel ka pritur kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevski me të cilin kanë biseduar lidhur procesin e integrimit të vendit si dhe prioritetet e Qeverisë së re. Por, nga ana tjetër, eurokomisioneri Fyle ka porositur që qeveria e re të bëjë hapat e mëtejshëm për reforma.

Pas takimit në Bruksel, komisioneri Fyle lëshoi një kumtesë ku përshëndeti dialogun konstruktiv, siç e quajti ai, me Nikolla Gruevskin. Pasi lavdëroi zgjedhjet, Fyle bëri thirrje për formim të shpejtë të qeverisë, në mënyrë që ti kthehen punës për reformat.

“Ramë dakord për hapat e mëtejmë në reformat europiane: zbatim të vërtetë të reformës në administratën publike dhe në gjyqësor, në luftën kundër korrupsionit dhe në garantimin e lirisë së mediave. Theksova gjithashtu se puna për Marrëveshjen e Ohrit dhe për romët duhet të ecë përpara”, deklaroi Fyle, duke ofruar përkrahje në këtë çështje dhe duke përkujtuar që do të marrë pjesë në shtator, në festimet e 10 vjetorit të MO-së.

Eurokomisioneri Fyle ka përshëndetur zgjedhjet transparente dhe demokratike, sidomos ditën e mbajtjes së tyre dhe se ata presin tanimë formimin e shpejt të koalicionit qeveritar.

Por, mediat proqeveritare kanë raportuar vetëm për procesin e reformave në fushën e gjyqësorit, administratës publike, luftën kundër korrupsionit, lirinë e shprehjes së mediave dhe nuk kanë përmendur Marrëveshjen e Ohrit.

Edhe çështja e emrit ka qenë temë e bisedës mes Fyle dhe delegacionit të Qeverisë, ku sipas ministrit të jashtëm Antonio Milloshoski i pranishëm në takim, Fyle ka mbështetur vullnetin dhe përkushtimin e dyja palëve për gjetjen e një zgjidhje për kontestin e emrit. (INA)/NOA

KOMENTE