Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Të kërkuarit shkojnë për pushime, prangosen nga policia
English

Të kërkuarit shkojnë për pushime, prangosen nga policia

Durrës, 24 qershor 2011 NOA- Policia e Durrësit i ka vënë prangat disa personave të shpallur prej kohësh në kërkim.

Keshtu, sipas njoftimit zyrtar të drejtorisë rajonale është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i 4 shtetasve të kërkuar.

Dritan Mecani është dënuar nga gjykata e Durrësit me 2 muaj burg për veprën penale të vjedhjes.

Ertgren Bega dhe Enri Isai, të cilët janë dënuar në muajin prill me 8 muaj burgim për veprat penale të mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe prishjes së qetësisë publike.

Rodolf Laloti, është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Korçë më datë 21.06.2011 për veprën penale të vjedhjes, pasi dyshohet se po këtë datë, ora 08.00, në lagjen Nr.5 i ka vjedhur portofolin shtetasit S.M., në të cilin ndodhej shuma prej 35.000 lekë të rinj. Kapja e këtij shtetasi u bë e mundur në zonën e Plazhit të Durrësit, lagja Nr.13 Durrës.

a.q/NOA

KOMENTE
  • Klodiana Sina13:28 - 24 Qershor 2011
    bravo polixise shqiptare kane bere 1 pune te mire .....