Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
J lo tregon gjoksin, era i zbërthen fustanin
English

J lo tregon gjoksin, era i zbërthen fustanin

E diel, 26 qershor 2011, NOA - Jennifer Lopez zgjodhi të shfaqej në një show televiziv në Gjermani me një look ekstravagant, por që e nxorri zbuluar, duke na treguar pak nga hiret e saj të fshehura në fustanin e lehtë që kishte veshur.

Ylli 42-vjeçar i muzikës kishte vendosur në kokë një shami, për tu ndjerë e pabezdisur nga era dhe ngatërrimi i flokëve.

Po ashtu edhe aksesorët e saj ishin perfekt, në pritje të regjistrimit të intervistës së saj për shown “Wetten das”

Për të gjitha u kujdes J lo, përveç fustanit të saj, i cili ishte tepër i lehtë për një ditë me erë të fortë.

Ndonëse nuk i duhej të lëvizte shumë, fustani i saj herë ngrihej e herë hapej për shkak të lirshmërisë së tij.

Aty ku këngëtarja po përpiqej të disiplinonte fustanin nga era e fortë, një hapje në pjesën e gjoksit nxorri në dritë një nga hiret e saj.

Prezantuesi i showt, Thomas Gottschalk dhe kampioni i Formula 1 Sebastian Vettel mbetën të habitur kur panë sesi një pjesë e gjoksit të J lo kërceu jashtë fustanit.

Kjo që i ngjau Jennifer Lopez bëri drejtuesit e emisionit të nxjerrin një këshillë për femrat që zgjedhin të jenë pjesë e programeve televizive: Ato duhet të evitojnë fustanet e lehta ose për siguri të veshin reçipeta kur fryn erë e fortë!

mit/NOA

KOMENTE