Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Jakupi pret në takimin e lamtumirës Lamberto Zannier
English

Jakupi pret në takimin e lamtumirës Lamberto Zannier

Prishtinë, 30 qershor 2011, NOA- Kryeparlamentari i Kosovës Jakup Krasniqi ka pritur sotnjë takim lamtumire shefin e deritashëm të UNMIK-ut, Lamberto Zannier, të cilin e ka falënderuar për punën e bërë në Kosovë dhe i ka uruar detyrën e re në të cilën është emëruar, Sekretar i Përgjithshëm i OSBE-së.

Më tej shefi në largim i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, e ka falënderuar kryeparlamentarin Krasniqi për bashkëpunimin që ka pasur me Kuvendin e Kosovës dhe me të personalisht, si dhe është shprehur i bindur se bashkëpunimin do ta vazhdojë edhe nga posti i ri që ka marrë.

Ai e ka përgëzuar kreun e Kuvendit për punën e mirë që ka bërë legjislativi i vendit për miratimin e ligjeve. Ndërkaq, ka theksuar se edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, e vlerëson Kosovën si histori të suksesshme.

Kryeparlamentari Krasniqi ka folur edhe për bashkëpunimin e mirë të Kuvendit me të gjitha institucionet ndërkombëtare në Kosovës dhe me parlamentet e vendeve të tjera, e në këtë mes edhe me Parlamentin e Italisë.

a.y/NOA

KOMENTE