Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Binjakëzim Shqipëri-Greqi përmes Durrësit me Selanikun
English

Binjakëzim Shqipëri-Greqi përmes Durrësit me Selanikun

Selanik, 26 Korrik 2011 NOA – Qyteti i Durrësit do të binjakëzohet me atë të Selanikut, që cilësohet në Greqi edhe si bashkëkryeqyteti i vendit.

Këtë e kanë bërë të ditur sot në qytetin e dytë më të madh të Greqisë, konsulli shqiptar Riza Poda dhe kryetari i bashkisë së Selanikut, Janis Mburtaris, të cilët siç shihni edhe në foto, zhvilluan sot një takim në zyrën e kryebashkiakut grek.

Temë kryesore e këtyre bisedimeve siç bën të ditur bashkia Selanik, ishte binjakëzimi i tij me Durrësin, gjë që do të konkretizohet sipas z.Poda dhe z.Burtaris, në muajin shtator.

Për këtë qëllim u vendos që në dhjetëditëshin e tretë të muajit shtatorDurrës të zhvillohet takimi treditor i dy kryebashkiakëve dhe shpallja e binjakëzimit shqiptaro-grek.

e.t/NOA

KOMENTE