Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Këshilli i Sigurimit diskuton nesër për veriun e Kosovës
English

Këshilli i Sigurimit diskuton nesër për veriun e Kosovës

E mërkurë, 27 korrik 2011, NOA- Tensionet në veri të Kosovës kanë bërë që Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara gjatë ditës së nesërme të zhvillojë një takim për të diskutuar lidhur me këtë situatë.

Kjo mbledhje vjen pas letrës së dërguar nga ana e Serbisë e cila është pranuar të diskutohet nesër, që siç raportohet nga mediat kosovare me mbështetjen e menjëhershme të Rusisë.

Takimi i cili pritet të mbahet ditën e nesërme do të jetë më dyer të mbyllura dhe në fokus të diskutimit do të jetë Kosova dhe veriu i saj.

Shkak për mbajtjen e këtij takimi është bërë pas tensionimit të situatës në veri pas marrjes nën kontroll të pikave kufitare nga ana e Policisë së Kosovës.

a.y/NOA

KOMENTE