Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
OKB, Këshilli i Sigurimit mblidhet sot urgjent për Kosovën
English

OKB, Këshilli i Sigurimit mblidhet sot urgjent për Kosovën

Nju Jork, 28 korrik 2011 - Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mblidhet sot me urgjencë për të diskutuar tensionin më të fundit në veri të Kosovës, i përshkallëzuar me akte dhune nga ekstremistë serbë pas marrjes nën kontrollin e trupave specialë të policisë së Kosovës, dy netë më parë, të dy vendkalimeve kufitare me Serbinë, Bërnjakës dhe Jarinjes.

Këshilli i Sigurimit nuk ka dhënë pëlqimin për kërkesën e Serbisë që të diskutohet me dyer të hapura, duke bërë me dije se sesioni i sotëm do të jetë me dyer të mbyllura.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania deklaruan se kjo çështje mund të presë derisa të mbahet takimi i rregullt për Kosovën, në muajin e ardhshëm.

Megjithatë KS ka arritur kompromis dhe ka rënë dakord që takimi të mbahet sot.

Takimi në OKB u thirr pas tensionimit të situatës në Mitrovicën veriore dhe djegies mbrëmë nga ekstremistë serbë të pikës kufitare të Jarinjes.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçinjë konferencë të jashtëzakonshme për shtyp afër mesnatës së të mërkurës fajësoi për sulmet në vendkalimet kufitare 1 dhe 31 grupe të organizuara kriminale të udhëhequr nga liderët e strukturave paralele serbe dhe të motivuara nga autoritetet e Beogradit.

Sipas kryeministrit Thaçi sulmi është orkestruar nga udhëheqja e lartë e Beogradit.

Ai e cilësoi politikën e Beogradit ndaj Kosovës si politikë vandalizmi.

RFE/mit/NOA

KOMENTE