SHBA, 8 Gusht NOA - Është ajo çka është zbuluar nga një kërkim i “Adam & Eve”, një ndërmarrje e afirmuar produktesh për... të rritur.
Sondazhi i tyre, “Great American Sex Survey” ka marrë në ekzaminim një numër të konsiderueshëm çiftesh në SHBA, rreth 500, për të sjellë në dritë atë çka bëhet dhe atë çka realisht dëshirohet të bëhet.
Statistikat shohin si orarin primar për të kryer marrëdhënie seksuale gjatë mbrëmjes (52%), në vendin e dytë është nata e orëve të vona (47%), ndërsa 21% e çifteve ka pranuar dëshirën e tyre seksuale në mëngjes. Për sa i përket pasdites janë në një shifër prej 33%, personat që e praktikojnë gjatë këtij orari.
Megjithatë faktet flasin ndryshe, pasi 48% e personave kryen marrëdhënie seksuale gjatë mbrëmjes kur jashtë është qetësi absolute, 26% në zgjim dhe 13% pasdite.
r.b/NOA