Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Raundi i tretë i zgjedhjeve, më 21 gusht komuna Shalë voton
English

Raundi i tretë i zgjedhjeve, më 21 gusht komuna Shalë voton

E martë, 16 gusht 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Raundi i tretë i zgjedhjeve të nisura më 8 maj pritet të mbahet më 21 gusht ose e thënë ndryshe këtë të diel.

Ka qenë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ai që vendosi që banorët e komunës Shalë në Shkodër të votojnë më datë 21 gusht për të zgjedhur kryetarin e komunës së tyre, i cili u zvarrit për 3 muaj me radhë dhe pritet të dalë nga raundi i tretë i zgjedhjeve.

Kjo u bë pasi më 8 maj në këtë komunë nuk u votua pasi zgjedhjet nuk u zhvilluan, ndërsa në raundin e dytë më 31 korrik, procesi i votimit u anulua për shkak të mungesës së materialeve zgjedhore ose më saktë vonesës së tyre si dhe përplasjeve në radhët e komisionerëve socialistë e demokratë.

Në komunën Shalë të Qarkut të Shkodrës, procesi i 31 korrikut nuk u mbajt për shkak se materialet zgjedhore mbërritën gjashtë orë me vonesë nga orari zyrtar, në qendrat e votimit të kësaj komune, ndërsa komisionerët e KZAZ-së së Shkodrës e argumentuan anulimin e procesit me faktin se komisionerët nuk plotësonin kriteret.

a.y/NOA

KOMENTE