Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjurmë radioaktiviteti nga Fukushima, 45% e fëmijëve në prag tumori
English

Gjurmë radioaktiviteti nga Fukushima, 45% e fëmijëve në prag tumori

E enjte, 18 gusht 2011, NOA- Rreth 45% e fëmijëve që jetojnë në prefekturën e Fukushimës paraqesin elementë të radioaktivitetit në gjendrën e tiroides.

Burime nga qeveria bëjnë me dije se niveli i alarmit është i lartë, edhe pse kontaminimi i tiroides rritet duke rrezikuar në krijimin e tumoreve.

Analizat janë studiuar nga një grup ekspertësh të propozuar nga qeveria në 1149 fëmijë nën moshën 15 vjeç, dy javë pas tsunamit të 11 marsit, i cili goditi centralin nuklear të Fukushimës.

44,6% i 1080 rezultateve të testuara paraqesin gjurmë kontaminimi në tiroide, gjendra në të cilin fiksohet jodi radioaktiv.

Sipas studiuesve të këtij rasti, kjo do të thotë që rritet rreziku i krijimit të tumoreve dhe se ky fakt duhet marrë parasysh, ndërsa familjarët e fëmijëve të testuar u njoftuan për këto rezultate vetëm javën e shkuar.

“Pozicioni zyrtar i qeverisë është se asnjëri prej fëmijëve të testuar nuk paraqet nivele të larta të kontaminimit radioaktiv, por gjithsesi rreziku mbetet i lartë”, deklaroi për France Presse një funksionar i qeverisë japoneze.

a.y/NOA

KOMENTE