Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pekin, Bajden diskuton planet ekonomike
English

Pekin, Bajden diskuton planet ekonomike

Pekin, 18 gusht, NOA - Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden, po qëndron në Pekin, ku pritet të takohet me homologun kinez, Ksi Jinping.

Në agjendën e bisedimeve pritet të jenë planet e Shteteve të Bashkuara për reduktimin e deficitit – një përpjekje kjo për të zvogëluar shqetësimet e Kinës. Kjo e fundit është zotëruesja më e madhe e borxhit amerikan, me rreth 1.17 trilion dollarë bono.

Bajden pritet po ashtu t’i kërkojë Kinës të përqendrohet në reformat e saj ekonomike, duke lejuar rritjen e monedhës së saj në vlerë dhe kalimin në një ekonomi më pak të bazuar në eksporte.

Garantimi i të drejtave të njeriut për qytetarët do të jetë një tjetër kërkesë e zëvendëspresidentit amerikan drejtuar autoriteteve kineze.

KOMENTE