Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia mban larg tifozët kryeqytetas, Tirana kalon në avantazh me Skënderbeun
English

Policia mban larg tifozët kryeqytetas, Tirana kalon në avantazh me Skënderbeun

Minutë pas minute

Korçë, 18 Gusht 2011 NOA/ Alba Filipi – Ka kaluar në avantazh ekipi i Tiranës pasi ka arritur të shënojë me anë të Bekim Lalës në ndeshjen e sotme të vlefshme për Superkupën e Shqipërisë, përballë Skënderbeut në stadiumin e Korçës.

Sakaq, policia e Korçës po mban larg nga stadiumi “Skënderbeu” i qytetit, të gjithë tifozët e Tiranës të cilët ishin vendosur tek tribuna C.

Ndeshja e Superkupës së Shqipërisë, Skënderbeu-Tirana, e cila vetëm 12 minuta nga nisja në 21.00, ishte ndërprerë për shkak se disa tifozë u futën në fushë, rifilloi pa probleme në 21.20.

Korrespondentja e agjencisë NOA e cila po ndjek situatën, raportoi më herët se disa tifozë të Tiranës dhe të Korçës, kanë mbetur të lënduar si pasojë e hedhjes së fishekzjarrëve.

Sikundër shihni në fotot, të paktën katër persona mbetën të plagosur pasi në stadium u përdorën mjete të forta si gurë si dhe lëndë plasëse, si fishekzjarrë.

Edhe pse filloi me plot një orë vonesë, për shkak të një situatë kaotike në stadiumin e Korçës, incidentet u rikthyen sepse një numër tifozësh arritën të hyjnë në fushë, duke bërë që të ndizej situata dhe të niste konfrontimi me policinë.

Në fushë u hodhën fishekzjarrë të llojeve të ndryshme dhe një re tymi u ngrit në një pjesë të fushës pranë Tribunës C ku ndodhen tifozët e Tiranës.

***

Përgjatë një ore, lojtarët e ekipit të Tiranës refuzuan të nisnin lojën edhe pse gjendeshin në fushë krahas lojtarëve korçarë, ndaj dhe u rrezikua të mos zhvillohej ndeshja finale që duhet të shpallë kampionin e Superkupës së Shqipërisë.

Tifozët e Tiranës ishin përcaktuar të qëndronin në Tribunën C por pranë tyre gjenden edhe tifozët e Skënderbeut.

Policia kishte krijuar një kordon duke mos lejuar që tifozët e Tiranës të uleshin tek Tribuna C.

Pati ndërhyrje nga ana e presidentit të ekipit Skënderbeu si dhe nga homologu i tij për Tiranën dhe situata u stabilizua. Tifozët e kryeqytetit u ulën te tribuna C dhe ndeshja ka nisur.

Në këto pak minuta të pjesës së parë, rezultati është i bardhë pa asnjë gol të shënuar nga dy ekipet pretendente të Superkupës.

a.f/NOA

Vijon...

KOMENTE