Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Minatorët mbledhje me komisionin e grevës
English

Minatorët mbledhje me komisionin e grevës

Buqlizë, 19 gusht 2011, NOA- Minatorët e Bulqizës në ditën e 26 të grevës së urisë janë duke zhvilluar një mbledhje me komisionin e grevës në të cilin pritet të merret vendim mbi ecurinë e mëtejshme të tyre.

Mbledhja e jashtëzakonshme e minatorëve po zhvillohet në një kohë kur jashtë ambienteve të minierës ndodhen forca të shumta policie.

Sakaq Përmbarimi i kërkon policisë të zbatojë vendimin e Gjykatës së Dibrës duke kërkuar që minatorët të dalin nga miniera.

Nga ana e tyre minatorët mbajnë të izoluar të gjitha hyrjet dhe daljet, ndërkohë grevistët bllokojnë ashensorët në minierë dhe kërcënojnë se do hapin tubacionet e ujit dhe do përmbyten.

Aktualisht minatorët vijojnë të ndodhen brenda minierës në nivelin e 14-të të nëntokës.

Deri më tani minatorët deklarojnë se nuk do ta ndërpresin derisa kompania koncensionare ACR të nënshkruajë me atë një marrëveshje zyrtare, ku të pranohen qartë kërkesat e tyre.

a.y/NOA

KOMENTE