Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zjarr i fuqishëm në Elbasan, terreni vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikësve
English

Zjarr i fuqishëm në Elbasan, terreni vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikësve

Elbasan, 19 gusht 2011, NOA – Nuk kanë të sosur zjarret që po përpijnë zona të tëra në mbarë vendin në këto ditë të nxehta vere. Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në mesditë në fshatin Mengël të Elbasanit duke u përhapur me shpejtësi nëpër një pyll me pisha.

Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se terreni ku ka rënë zjarri është i thyer dhe tejet i vështirë për ngjitjen e makinave zjarrfikëse.

Policia e zonës ndodhet në vendngjarje bashkë me zjarrfikësit, porse ndërhyrja e tyre është tejet e vështirë për shkak të terrenit.

Zjarrfikësit po kërkojnë ndihmën e banorëve të zonës për shuarjen e flakëve.

Sikurse edhe ka ndodhur në tërë këto ditë aksionesh kundër zjarreve edhe banorët kanë qenë një pikë kyçe për shuarjen e tyre.

Flakët e zjarrit në Mengël, era po i ndihmon të përhapen më tej duke vënë në rrezik zonat e banuara.

Ndërkohë që vatra e zjarrit përparon shuarja e tij po bëhet ende me metoda të thjeshta nga banorët e zonës.

mit/NOA

KOMENTE