English

Eliza Dushku shkruan në mediat amerikane: Pse duhet ta vizitoni Shqipërinë...

Nju Jork, 3 shtator, NOA – “Pse duhet ta vizitoni Shqipërinë”. Këtë titull mban artikulli i posaçëm që aktorja e njohur e Hollivudit me origjinë shqiptare, Eliza Dushku ka publikuar në mediat amerikane. E sapokthyer në SHBA nga një vizitë para disa javësh në vendin tonë, ajo ka zgjedhur këtë publikim për të promovuar Shqipërinë turistike.

“Duke pasur mundësi për të udhëtuar në botë gjatë jetës sime, unë kam qenë në një numër vendesh mrekullisht emocionuese. Udhëtimin tim më të fundit e bëra në Shqipëri, ku edhe mora shtetësinë e dyfishtë”, nis ai. Duke treguar më pas se megjithëse është një “shqiptaro-daneze-amerikane nga Bostoni, me krenari mund të quhej një bostoniane, por ajo ka qenë gjithmonë kureshtare për Shqipërinë dhe e hipnotizuar nga misteriozja që përmban vendi i saj”.

“Ftesa ime e parë për të udhëtuar në Shqipëri, erdhi në vitin 2004, kur m’u afrua nga një fotograf i njohur shqiptaro-amerikan, Fadil Berisha. Ai më tha se "Toka Nënë" e gjyshërve të mi kishte bërë thirrje për mua, se isha bërë disi një heroinë kombëtare dhe se donte të më sillte në "shtëpi" për një vizitë. Unë kam parë disa vende të bukura si Shqipëria që lagen nga detet Adriatik dhe Jon. Pas kthimit në shtëpi në Shtetet e Bashkuara, ndjeva diçka më të thellë se kurioziteti im fillestar. Doja ta kuptoja Shqipërinë, të provoja në ndonjë mënyrë për të kapur dhe ndarë përvojën që kemi pasur, lidhjet që kemi gjetur në të me pjesën tjetër të botës. Ideja për të bërë një film dokumentar mbi Shqipërinë, promovimin e turizmit dhe udhëtimit në vend, është konceptuar nga Fadil Berisha, vëllai im Nate Dushku dhe unë. Pasi kemi biseduar për këtë film, ai kishte për t’u bërë. Ne e kemi quajtur atë "letër dashurie në Shqipërinë", tregon Dushku në këtë artikull.

Më pas, ajo pohon se tani që është kthyer në javët e fundit në Amerikë, tregon se procesi ka qenë emocionues.

“Unë vetëm mund të filloj të shpjegoj shumëllojshmërinë që kam gjetur atje, plazhet e shkëlqyer, fshatrat malore tërheqës. Ne vizituam kryeqytetin e Tiranës dhe pastaj vijuam në qytetet plazhe dhe ishujt e rivierës shqiptare, duke udhëtuar deri në fshatrat e thyer të Alpeve shqiptare dhe përtej kufirit në Maqedoni, dhe në qytetin e Prishtinës, të gjitha të banuara kryesisht nga shqiptarët. Ka kaq shumë histori për të treguar - shumica janë plot me një lloj misteri. Unë ndjeva diçka krejt të ndryshme në këtë udhëtim në "atdhe". Pas bisedave të panumërta me njerëz të hapur dhe të pasionuar të cilët ndiejnë lidhje të thella me Shqipërinë, për herë të parë unë mund të imagjinoj duke thënë se "Unë e di atë që ndihet si të jetë shqiptare", janë disa nga frazat që ajo ka përzgjedhur për vendin tonë në këtë artikull.

Duke përfunduar edhe me faktin se kur “ishte e ftuar bujarisht për t'u bërë shtetase shqiptar, nuk ndjeu asnjë ngurrim. U ndjeva e nderuar dhe e aftë për ta pranuar këtë dhuratë. U ndjeva edhe më shumë si ajo që unë jam. Unë jam një shqiptaro-amerikane”, përfundon Dushku.

n.e/NOA

KOMENTE