Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Itali, e shtyp treni, vdes 30 vjeçari shqiptar
English

Itali, e shtyp treni, vdes 30 vjeçari shqiptar

Bolzano, 4 shtator 2011, NOA/ Albana Qehajaj - Një 30 vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen i shtypur nga treni. Agjencitë italiane të lajmeve bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në periferi të Bolzanos. Mbrëmjen e kaluar, pak para mesnate, 30 vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur e që banonte në Bressanone është goditur nga një tren mallrash pranë stacionit hekurudhor në Val d’Isarko.

Drejtuesi i trenit, që udhëtonte drejt veriut mundi të dallojë që, i riu po qëndronte mbi binarë, por nuk ka mundur dot të ndalojë trenin në kohën e duhur. Kjo ka sjellë vdekjen e menjëhershme të 30 vjeçarit me origjinë shqiptare.

Policia e hekurudhave ka përjashtuar mundësinë e një vetëvresje, ndërsa linja hekurudhore është bllokuar për afro 2 orë.

a.q/NOA

KOMENTE