Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arvizu: I rëndësishëm fakti, që palët pranuan të punojnë bashkë
English

Arvizu: I rëndësishëm fakti, që palët pranuan të punojnë bashkë

Tiranë, 5 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Menjëherë pas përfundimit të punimeve të seancës së parë parlamentare, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Alexander Arvizu u shpreh se fillimi i seancës nuk ishte i thjeshtë, por duhet të niste diku. “Ju e patë seancën dhe askush nuk tha se ishte e thjeshtë, por duhet të niste diku, por unë gjeta inkurajim që të dyja palët të shprehnin pikëpamjet e tyre dhe opinionet e tyre. Me gjithë këtë nuk duhet të them se nuk ka patur probleme serioze që kanë dalë nga raporti i OSBE-ODHIR. Ajo që është e rëndësishme është se të dyja palët njohën faktin dhe palët pranuan të punojë së bashku”, u shpreh Arvizu. Më tej ai theksoi faktin se maxhoranca ka më shumë karrike në parlament dhe duke parë në mënyrë paradoksale ndarjen në nivel kombëtar, është shumë e rëndësishme për ata që janë në pushtet të bëjnë sa më shumë kompromise, por edhe opozita duhet të bëjë punën e saj. Ai shtoi gjithashtu se duke parë situatën aktuale është shumë e nevojshme që maxhoranca duhet të bëjë kompromise. Arvizu theksoi se, “Për rekomandimet e OSBE-ODHIR, ka një ndasi shumë të madhe mes qeverisë dhe opozitës, pasi si dhe Kryemisnistri dhe shefi i opozitës do të mirëprisnin praninë e të tjerëve si Komisioni i Venecias. Sigurisht Shqipëria është vend sovran dhe shqiptarët do të vendosin se si do e drejtojnë vendin e tyre, por nëse ka organizata të cilat janë të gatshme të ofrojnë ekspertizë, kjo gjë është e rëndësishme, kështu që mendoj se është e nevojshme që këto reforma të nisin por edhe të përmbushme, sepse ne e dimë që bëhet fjalë për çështje besimi”. Në përfundim ai u shpreh se dëshiron të besoj për bashkëpunimin me opozitën. a.y/NOA

Në foto: Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Alexander Arvizu

KOMENTE