Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Është 100-vjeç dhe merr pjesë ende në maratonë
English

Është 100-vjeç dhe merr pjesë ende në maratonë

Nju Jork, 7 Shtator NOA - Sa më shumë plaket aq më shumë vrapon.

Ka mbushur 100 vjeç vetëm prej pak muajsh, por është regjistruar sërish ne edicionin e vitit 2012 të “Festivalit të Maratonës në Edinburg”.

Quhet Fauja Singh dhe është personi më i moshuar në mbarë botën që merr ende pjesë në maratona.

Pasioni i tij për të vrapuar ka lindur teksa punonte në rajonin e Punjab, por mundi ta zhvillonte atë vetëm në një moshë të madhe kur ishte 81-vjeç.

Nga viti 2000, falë mbështetjes së trajnerit të tij Harminder Singh, ai ka marrë pjesë në 5 maratona në Londër, njëToronto dhe njëNju Jork.

Ka qenë pikërisht në Toronto, në vitin 2003, ku arriti të fitonte një rekord mashkullor në kategorinë over 90, me një kohë prej 5 orë e 40 minuta.

Singh është duke u stërvitur për vitin e ardhshëm dhe nuk humbet aspak kohë të çmuar.

r.b/NOA

KOMENTE