Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
OKB, Liri Berisha takim me Michel Obamën dhe Ban Soon-Taek
English

OKB, Liri Berisha takim me Michel Obamën dhe Ban Soon-Taek

Nju Jork, 22 shtator 2011, NOA – Në kuadër të Sesionit të 66-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së bashkëshortja e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së zonja Ban Soon-Taek dha një pritje për bashkëshortet e krerëve të shteteve dhe qeverive që marrin pjesë në Asamble. E pranishme në këtë pritje ishte dhe zonja e kryeministrit, Liri Berisha. Gjatë kësaj pritjeje zonja Berisha pati një bisedë të përzemërt me zonjën e parë të SHBA-ve Mishel Obama, zonjën Ban Soon-Taek, zonjën Erdogan etj. Në biseda u vlerësua kontributi i zonjës Berisha në ndihmë të fëmijëve në nevojë dhe fëmijëve me autizëm në Shqipëri. Zonja Berisha shprehu domosdoshmërinë e një bashkëveprimi mbarëbotëror për të të nxitur dhe stimuluar kërkimet shkencore për shkaqet e këtij ç’rregullimi si dhe për t’u ardhur në ndihmë familjeve që vuajnë pasojat e autizmit. Kjo gjeti mirëkuptimin e bashkëbisedueseve. Zonja Berisha i shprehu zonjës Obama mirënjohjen dhe falenderimin për ndihmën që SHBA-të i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Shqipërisë. Zonja Berisha ftoi zonjën Obama dhe zonjën Ban Soon-Taek për të vizituar Shqipërinë, ftesë, që u mirëprit nga të dyja zonjat. mit/NOA

Në foton e parë: Zonja e parë e SHBA-ve, Mishel Obama, bashkëshortja e kryeministrit, Liri Berisha

Në foton e dytë: Bashkëshortja e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Soon-Taek

KOMENTE