Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fëmijët gjejnë gjallë babain, gjashtë ditë pasi ra në humnerë
English

Fëmijët gjejnë gjallë babain, gjashtë ditë pasi ra në humnerë

Kaliforni, 30 shtator 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Një 67 vjeçar është gjetur i gjallë, 6 ditë pasi makina e tij ra nga një humnerë prej 200 metrash. Për të siguruar mbijetesën ai ka pirë ujin e përroit aty pranë dhe është ushqyer me gjethet e pemëve në vendi ku ra makina e tij. Ngjarja ka ndodhur në një krahinë të Kalifornisë, kur fëmijët e David Lavau raportuan zhdukjen e babait të tyre, disa ditë pasi ai ra nga një lartësi prej 200 metrash nga një rrugë malore ndërtuar në kampin e improvizuara. Vetë anëtarët e familjes kanë kryesuar kërkimet, gjatë të cilave fëmijët janë ndalur në çdo luginë të Parkut Kombëtar në Kaliforni. "U ndalëm në çdo luginë, ulëritëm. Ne e gjetëm atë, askush tjetër nuk e bëri. Ne e bëmë”, deklaroi vajza e David në një intervistë për televizionin amerikan NBC. Por për vazjën e David, gjetja e të atit nuk ishte e lehtë, pasi pak me hërët në afërsi të vendit ku ra makina e babait të saj, u gjet një tjetër makinë e shkatërruar dhe brenda saj trupi I dekompozuar i shoferit, që kushedi sa kohë kishte aty. a.q/NOA

KOMENTE