Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fondi i ndihmës i BE, ekspertët: Duhen triliona dollarë më shumë
English

Fondi i ndihmës i BE, ekspertët: Duhen triliona dollarë më shumë

Bruksel, 30 shtator 2011, NOA - Bashkimi Evropian iu afrua sot marrëveshjes për një fond më të madh ndihmash për vendet evropiane të zhytura në borxh. Austria u bë sot vendi i 14 nga 17 vendet e Eurozonës, që duhet ta miratojnë paketën, në mënyrë që të fillojë zbatimi i saj. Austria e miratoi paketën ndërsa disa ekspertë financiarë po thonë se fondi duhet të jetë edhe më i madh, ndoshta triliona dollarë më shumë, për të mbuluar ndihmat e mundshme për qeveritë evropiane me më tepër borxhe. Tani mbeten të votojnë për fondin Malta, Holanda dhe Sllovakia. Kjo e fundit mund të bëhet pengesë, ngaqë qeveria e këtij vendi të Evropës Qendrore është e ndarë lidhur me çështjen për ndihma të reja ndaj Greqisë, ndërsa Athina përpiqet të shmangë mospagimin e kredisë së vitit të klauar. a.q/NOA

KOMENTE