Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Behgjet Pacolli rikthehet në krye të AKR
English

Behgjet Pacolli rikthehet në krye të AKR

Prishtinë, 4 tetor 2011, NOA – Pas dorëheqjes nga posti për shkak të kandidimit si President i Kosovës, dhe pas rrëzimit të tij si President nga Gjykata Kushtetuese pak javë pas zgjedhjes, Behgjet Pacolli rikthehet në krye të partisë Aleanca Kosova e Re, të cilën ai vetë e themeloi. Ishte Këshilli Drejtues i AKR-së që vendosi në orët e mbrëmjes së të hënës të shfuqizojë vendimin e 26 shtatorit për emërimin e Rrahim Pacollit në postin e kreut të AKR-së dhe të rikthejë në këtë post, liderin e saj, Behgjet Pacolli. Behgjet Pacolli u rizgjodh President i AKR-së me shumicën absolute të votave të Këshillit Drejtues, 83 vota pro dhe asnjë kundër. Këshilli Drejtues në takimin e të hënës rishikoi vendimin e datës 23.02.2011, në të cilin ishte pranuar dorëheqja e Presidentit tëAKR-së, Behgjet Pacolli. AKR bëri me dije se “Këshilli Drejtues e pranoi dorëheqjen e Pacollit jo me dëshirën e vet, por me kërkesën e Behgjet Pacollit për shkak të zgjedhjes së tij President i vendit”. Sipas Kushtetutës Behgjet Pacolli, sot zëvendëskryeministër i parë i Kosovës, nuk ka më asnjë pengesë për t’u rikthyer në krye të partisë, duke vënë në vend vullnetin e të gjitha strukturave të partisë. INA/mit/NOA

KOMENTE